Ishte padyshim një fitore e domosdoshme, sidomos pas tre rezultateve negative radhazi.
“Zikaltërit” e Inter kanë shkëlqyer në “Stadio Friuli” mesditën e kësaj të shtune, teksa mundën me rezultatin e ngushtë, 3 me 2 “Bardhezinjtë” e Udinese, duke ngritur goxha moral, para sfidës së radhës në UEFA Champions League.
Një gol i Davide Frattesi dhe një dopietë e kapitenit Lautaro Martinez mjaftuan për t’i dhuruar skuadrës së Simone Inzaghi tre pikët, pavarësisht rrjetave të Kabasele dhe Lucca për të përmbysur rezultatin në dy rasteve.
Kështu, “Zikaltërit” e Inter ngjiten në kuotën e 11 pikëve dhe ndodhen në vendin e tretë të tabelës, pas “Kuqezinjve” të Milan dhe “Demave” të Torino, me pikë të barabarta me këta të fundit, por me një golavarazh më negativ. /i.m /abcnews.al