Mëngjesin e sotme u raportua se “gjigandët” arabë të Al-Nassr janë vënë “pas”, “arkitektit” kroat të mesfushës së Inter, Marcel Brozovic me klubin nga Arabia Saudite që ofroi 15 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit.
Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit në Itali, Gianluca Di Marzio, oferta e arabëve është refuzuar, me “zikaltërit” që nuk pranojnë më pak se 25 milionë euro për kroatin.
Megjithatë, sipas raportimeve të Di Marzio, negociatat po shkojnë mirë dhe shpenzimi “ekstra” prej 10 milionë eurosh për një lojtar si Marcel Brozovic, duket se nuk do të jetë një problem për skuadrën e Al-Nassr. /i.m /abcnews.al