Inter është pothuajse pa portier, pasi Handanovic dhe Cordaz janë larguar, ndërsa sot pritet transferimi i Onana te Manchester United, pra është çështje orësh që portieri kamerunas të largohet nga klubi italian.
Megjithatë, sipas raportimeve nga gazetari Fabrizio Romano, portieri zvicerian i Bayern Munich, Yann Sommer, ka pranuar transferimin tek Inter. Gjithçka është arritur mes palëve, pasi Inter i ka paraqitur kontratën portierit profesionist dhe ai i ka pranuar të gjitha detajet.
Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse Inter të dorëzojë edhe ofertën për Bayern Munich. Zikaltërit gjithashtu duan edhe shërbimet e Trubin, portierit të Shakhtar Donestk./h.ll/abcnews.al