Inter “pazar” në “Bernabeu”, “zikaltërit” pikasin mbrojtësin e Real Madrid

schedule09:19 - 22 Maj, 2023

schedule 09:19 - 22 Maj, 2023

Me 4 ndeshje të mbetura për sezonin 2022/2023, “zikaltërit” e Inter kanë filluar të vendosin në zbatim, “planet” për afrimet e lojtarëve kyç gjatë merkatos së verës, merkato që ndryshe nga vitet e tjera pritet të jetë shumë “e nxehtë”.

Si zakonisht, “parulla” e Inter është “mirë e lirë” dhe këtë herë, drejtuesit sportiv të “zikaltërve”, Marotta e Aussilio kanë vënë në “radarët” e tyre një lojtar, edhe pse të madh në moshë, shumë të talentuar dhe me eksperiencë.

Bëhet fjalë, për mbrojtësin e Real Madrid, Nacho Fernandez, i cili prej kohësh tashmë nuk e ka më atë shkëlqimin e dikurshëm e për rrjedhojë, nuk arrin dot as të sigurojë minuta në ndeshjet e mëdha për “galaktikët”.

Sipas mediave spanjolle, një takim midis drejtuesve të Inter dhe përfaqësuesve të qendërmbrojtësit spanjoll është mbajtur në muajin mars, takim ky që duket se ka “turbulluar” disi mendjen e Fernandez, i cili nga krahu tjetër nuk ka firmosur rinovimin e ofruar nga bordi madrilen.

Në këto rrethana, e vetmja gjë çka na mbetet është të presim përfundimin në mënyrë zyrtare të sezonit aktual, në mënyrë që klubi dhe lojtari të kenë kohë për të zgjidhur ose jo mosmarrëveshjet midis tyre. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!