Tottenham mposhti Interin në “Wembley” me shifrat e ngushta 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Eriksen në pjesën e dytë . Nuk zhgënjen as Barcelona dhe PSG që fituan me shifrat 2-1.
Natë magjike ajo e kësaj të mërkure në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Interit nuk ia doli të përballonte Tottenhamin në “Wembley”. Të besuarit e teknikut Pochetino dominuan takimin në pjesën më të madhe të kohës, ndërkohë që zikaltërit patën raste me pikatore. Golin e vetëm të takimit e shënoi Christian Eriksen në minutën e 80 pas një asisti nga Dele Alli. Italianët u përpoqën të gjenin rrugën e rrjetes, por pa rezultaat. Tre pikët e kaluan Tottenham-in në vendin e 2 në renditje me pikë të barabarta me Interin, por me një golevarazh më të mirë. Ndeshjet e fundit në grupe do të përcëktojnë fatin e të dyja skuadrave. Fitore të ngushtë arriti edhe Barcelona ndaj PSV-së. Leo Messi zhbllokoi rezultatin në minutën e 61-të, ndërsa pak minuta më vonë asistoi për pikë që kaloi në avantazh të dyfishtë spanjollët. Vendasit shënuan golin e nderit me De Jong në të 83-n minutë. Barcelona blindon vendin e parë dhe ndeshjen e ardhshme e luan sa për statistika.
Fitore jetike koleksionoi Paris Saint Germain ndaj Liverpool. Francezët fituan me shifrat e ngushta 1-0 duke kaluar në vendin e dyte në grupin C. Bernat zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të duke përfituar edhe nga një përgjumje e portierit Alison. Për të dyfishuar shifrat mendon Neymar në minutën e 37. Braziliani harrohet në zonë nga mbrojtja angleze dhe shënon me lehtësi. Kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, gjyqtari akordon penallti në favor të Liverpool, e cila shndërrohet në gol nga Milner. Pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati dhe PSG është një hap larg kualifikimit në turin tjetër pasi ka një ndeshje të lehtë në letër. Nuk zhgënjen Napoli që triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Crvena Zvezdës. Heroi i takimit për bardh e kaltërit ishte Mertens me dy golat e tij ndërkohë që fitoren e kompletoi kapiteni Hamshik. Nuk zhgënjeu as Atletiko Madrid ndaj Monaco-s pasi fituan me shifrat e pastra 2-0./abcnews.al