Inter nuk ndalet në kampionat, “Zikaltërit” fitojnë në “frymën e fundit” ndaj Udinese

schedule22:56 - 8 Prill, 2024

schedule 22:56 - 8 Prill, 2024

Pritej një fitore e madhe dhe ajo erdhi. “Zikaltërit” e Inter kanë vijuar sezonin e tyre “magjik”, në Serie A, teksa “viktima” e radhës, për djemtë e Simone Inzaghi ishin “Bardhezinjtë” e Udinese, me “gjigantët” e Milanos, që triumfuan me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, në sekondat e fundit, të lojës, në “Dacia Arena”, për t’u shkëputur edhe më shumë me ndjekësit.

Një 11-metërsh i ekzekutar në mënyrë perfekte, nga “magjistari” turk, Hakan Calhanoglu dhe një top i devijuar në rrjetë, nga “fantazisti” Davide Frattesi mjaftuan për të nxjerrë “të pavlefshëm”, golin e talentit serb, Lazar Samardzic, me këtë të fundit, që mund tashmë mundë ishte pjesë e “Zikaltërve”, nëse babai i tij nuk do të pengonte kalimin gjatë merkatos së verës.

Falë këtij rezultati, “Zikaltërit” afrohen edhe më shumë me “yllin” e dytë, në fanellë, teksa tashmë ngjiten në kuotën e 82 pikëve, duke krijuar kështu, një diferencë, prej 14 pikësh, me “Kuqezinjtë” e Milan, që ndodhen në vendin e dytë të renditjes, së elitës italiane, ndërsa “Bardhezinjtë” e Udinese, mbeten në vendin e 15-të, me 28 pikë, vetëm 2 të tilla larg zonës së rënies nga kategoria. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!