Po zhvillonte një sezon fantastik, por në fund rregulloi gjithçka duke fituar Kupën e Italisë, e duke çuar “zikaltërit” e Inter, në finalen e Champions League pas 13 vitesh pritje. Bëhet fjalë për teknikun Simone Inzaghi, i cili vetëm para pak kohësh, nuk “durohej” nga tifozët e Inter, por sot është kthyer në “të preferuarin” e tyre.
Për këtë aryse, bordi “zikalët” ka vendosur t’i rinovojë kontratën teknikut italian, me marrëveshjen aktuale, që skadon në verën e vitit 2024 dhe pritet që firma e trajnerit, të vijë pak ditë para nisjes së kampionët më 19 gusht, në përballjen ndaj skuadrës së Monza.
Klubi gjithashtu ka zbuluar dhe objektivat e teknikut këtë sezon, ku përveç se kërkohet rikonfirimi si një skuadër e fortë në Evropës, kërkohet dhe “ylli” i dytë në fanellë, me “zikaltërit” që kanë siguruar deri më tani plot 19 “Scudetto”.
Përsa i përket marrëveshjes gjithçka mes klubit dhe trajnerit është arritur shumë shpejt, me vetë menaxhirin e teknikut, Tullio Tinti, që ka konfirmuar se akordi është gjetur që në fazën parapërgatitore të “zikaltërve” në Japoni. /i.m /abcnews.al

