Inter ngre “murin kinez”, zikaltërit me mbrojtjen më të mirë në Europë

schedule09:38 - 26 Shtator, 2023

schedule 09:38 - 26 Shtator, 2023

Inter deri më sot ka pësuar vetëm një gol, atë të Leaos në nderbin e Milanos në këto pesë ndeshjet e para të Serie A, duke mbajtur portën e paprekur kundër Monza, Cagliari, Fiorentina dhe Empoli.

Një shifër që përmbledh më së miri punën e shkëlqyertë mbrojtjes dhe të Yann sommer, i aftë për të mbajtur rrjetën të pa prekur në katër nga pesë ndeshjet. Asnjë ekip tjetër në Europë nuk ka bërë më mirë se Interi deri më tani.

Gjithashtu, Inter së bashku me Manchester City janë të vetmit të cilët kanë fituar të gjitha ndeshjet e para të kampionatit. Zikaltërit kanë fituar pesë ndeshjet e para, ndërsa “Qytetarët” gjashtë./h.ll/abcnews.al