Pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë, Milani do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Interit të martën mbrëma në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Champions League.
“Ne besojmë te përmbysja sepse jemi Milani, sepse kemi treguar se ne luajmë ndeshje të shkëlqyera sepse mund të bëjmë një nivel të lartë loje dhe kjo falë lojtarëve që unë kam. Në ndeshjen e parë nuk ishim ne. duhet të fillojma nga pjesa e dytë. Tifozët që janë gjithmonë afër na kanë dhënë energji. Leao? Ai është më mirë se dje, ashtu si edhe Krunic me Messias. Besoj se skuadra mund të luajë një ndeshje të madhe.
Ne kemi përqëndrim dhe motivim, lojtarët po përgatiten sa më mirë që të përpiqen të fitojnë ndeshjen e nesërme. Leao? Ai është më mirë. Ai, Krunic dhe Messias po përfundojnë seancat stërvitore. Nëse gjithçka shkon mirë, të tre mund të jenë atje.
Nuk mendoj se është shumë e lehtë të përgatitesh për ndeshjen e nesërme, por e di që kemi një qëllim, ta fitojmë atë. Nëse e bëjmë, mund të shkojmë në finalen e Champions League, të cilën askush nuk do ta kishte parashikuar ndonjëherë, ashtu si në fillim të vitit, askush nuk do ta kishte parashikuar praninë tonë në gjysmëfinale. Përgatitja do të jetë më e mira e mundshme. E di që mund të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer dhe e di se sa të fortë janë lojtarët e mi.
Interi është ekip shumë i fortë që me karakteristikat që ka si ekip, na vendos përherë në vështirësi. Ata do të luajnë për të ruajtur këtë rezultat dhe për të tentuar finalen, por asgjë nuk ka mbaruar ende, ne do të përpiqemi me të gjitha forcat tona që të realizojmë një përmbysje historike”, është shprehur ndër të tjera Pioli./h.ll/abcnews.al