Pavarësisht afrimeve me emër si Sergio Busquets dhe “pleshti”, Lionel Messi, skuadra amerikane e Inter Miami, duket se nuk ka të ndalur këtë merkato vere dhe kërkon një tjetër futbollit që ka bërë histori në futbollin spanjoll.
Sipas raportimeve më të fundit, nga tabloidet britanike, pronari i Inter Miami, David Beckham kërkon të sjellë në Majemi dhe ish-“galaktikun” dhe kampionin e Botës e të Evropës me Spanjën, Sergio Ramos.
Qendërmbrojtësi spanjoll, tashmë 37-vjeçar ka mbetur pa ekip, që prej të premtes së 30 qershor, pasi përfundoi kontratën e tij me “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain dhe mund të kthehet në një tjetër transferim të bujshëm drejt MLS. /i.m /abcnews.al