Inter mendon për të ardhmen, firmos me talentin e Panathinaikos

schedule10:10 - 4 Qershor, 2020

schedule 10:10 - 4 Qershor, 2020

Ndërkohë që ekipi i Interit vazhdon përgatitjet për rifillimin e kampionatit, drejtuesit zikaltër po mendojnë për të ardhmen. Ata vendosën t’i besojnë të riut Giorgios Vagiannidis, duke i dhënë atij një kontratë 4-vjeçare.

Mbrojtësi anësor do të përfitojë 300,00 euro në sezon pa taksat dhe ish-klubi i tij, Panathinaikos, do të përfitojë një shumë diku te 400,000 euro.

Plani i Interit është ta përfshijë grekun në ekipin e parë në fundin e sezonit, për t’i dhënë mundësi zgjedhje trajnerit Antonio Conte për sezonin e ardhshëm në Serie A. /abcnews.al