Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Inter, me pesë “yje”/ Zikaltërit vazhdojnë serinë e fitoreve në kampionatin Italian

schedule13:11 - 9 Shkurt, 2026

schedule 13:11 - 9 Shkurt, 2026

Humbje nuk ka pak, por ia që duket më i mirë se të tjerët. Interi jo më kot është favoriti për titull në Serinë A dhe ja ku e arriti fitoren e pestë radhazi, 5-0 në Sasuolo.

Një skuadër që luan pa kompromis, sipas filozofisë së trajnerit Kristian Kivu, që vërtet ka vetëm disa muaj në stol, por duket se po I transmeton zikaltërve mentalitetin fitues të atij Interi të Murinjos që fitoi gjithçka në 2010 në Itali dhe Europë.

Në fushë kundërshtare, kryesuesit e Serisë A dominuan plotësisht dhe rezultati nuk është I gënjeshtërt.



Bisek, Turam, Lautaro Martinez, Akanxhi dhe Luis Henrike ishin autorët e golave, me lombardët që mbaruan punë pa u luajtur edhe një orë lojë.

Kryesuesit e kampionatit italian patën 22 gjuajtje drejt portës dhe 9 në kuadrat duke u lejuar vendasve vetëm një.

Ndoshta në Champions mbetet e vështirë, por sa I përket Italisë gjithçka është nën kontroll.

Interi është në vend të parë me 58 pikë në 24 ndeshje, me pesë fitore radhazi, me 11 fitore në 12 ndeshjet e fundit, dhe me 57 gola të shënuar, shumë më tepër se të tjerët.

Edhe diferenca e golave është +38 në krahasim me +21 të Milanit, që duket rivali I vetëm në garën për titull, me 8 pikë prapa, por me një ndeshje ende të paluajtur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!