Inter, Marotta: Rinovimet nuk janë problem, qëndron ai që dëshiron të qëndrojë

schedule11:19 - 20 Tetor, 2021

schedule 11:19 - 20 Tetor, 2021

Beppe Marotta pas ndeshjes ndaj Sheriff-it ka folur dhe për situatën e rinovimeve të lojtarëve në klubin zikaltër.

Rinovimet nuk janë problem, duhet të fokusohemi tek ndeshjet që na presin. Qëndron me ne ai që dëshiron,” thotë fillimisht Marotta.

Për “Sky Sport” ai u shpreh gjithashtu dhe për 3 lojtarë që janë gati të rinovojnë.

Agjenti i Brozovic vjen javën tjetër për të diskutuar shifrat e rinovimit , nuk jemi të shqetësuar sepse Marcelo na ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar, gjithashtu Barella dhe Lautaro kanë thënë se nuk duan të largohen nga Interi”, përfundon ai. /abcnews.al