175 milion euro klauzolë anti-Juventus dhe kontratë e vlefshme deri në qershor të vitit 2025, ky është lajmi i dalë një ditë më parë për Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas i Interi është një nga më të kërkuarit në merkato, por asnjë klub nuk ishte gati t’i paguante këtë verë 110 milion euro.
Mediat në vendin fqinj raportojnë se brenda muajit tetor sulmuesi do të firmosë një kontratë të re me Interin, por menaxheri i tij, Beto Yaque, thekson se as nuk kanë nisur bisedime për diçka të tillë.
“Kishte thashetheme, të gjithë dukeshin të gatshëm në nënshkruanin. Gjithsesi nuk fund nuk kishte diçka konkrete. Lautaro ka edhe dy vite në kontratën e tij dhe ne nuk jemi ulur të bisedojmë ende”, shprehet Yaque për TNT.
Për aktivizimin e klientit të tij me Argjentinën, ai shton: “Lautaro debutoi në kualifikueset e Kupës së Botës dhe ishte diçka e rëndësishme për të. Transferimi në Europë e ka ndihmuar atë të përmirësohet dhe po përshtate mirë në kombëtare. Për të është një ëndërr të luajë përkrah Leo Messit”.