Ditën e djeshme, Davide Frattesi u zyrtarizua si lojtari më i ri i Interit. Mesfushori italian ishte i bindur për zgjedhjen e tij dhe zikaltërit nuk hoqën dorë prej tij deri në momentin e fundit.
Frattesi dha edhe intervistën e tij të parë ditën e djeshme për mikrofonat e klubit zikaltër duke e nisur nga arsyeja e zgjedhjes së tij.
“Vetëm shikoni trofetë për të kuptuar rëndësinë e këtij klubi. Gjithçka filloi një vit e gjysmë më parë, në një ndeshje në San Siro kundër Interit. Aty më bëri përshtypje stadiumi dhe tifozët. Për mua kjo është shumë e rëndësishme dhe nuk e mendova dy herë për asnjë moment kur u krijua mundësia.
Çfarë shpresoj t’i jap Interit? Ndërkohë shpresoj të fitoj disa trofe. Më pas do të garantoj përkushtim, seriozitet dhe shpresoj disa gola.
Komplimentet e Marottas pas ndeshjes Inter-Sassuolo? Po, është e vërtetë. Ishte emocionuese t’i prisja ato fjalë nga një person i atij kalibri. Edhe kjo ndikoi në zgjedhjen time
Në kolegët e mesfushës? Patjetër që do të luajë me kampionë. Calhanoglu, Barella, Mkhitaryan… janë lojtarë të klasit të lartë, do të mundohem të vjedh prej tyre në stërvitje dhe t’i demostroj në fushë.
Si është të luash në San Siro? Si kundërshtar është shumë e vështirë, si lojtar i Interit do të jetë një arsye shtesë për të bërë më shumë. Mezi pres të shënoj dhe të sihkoj reagimin e tifozerisë kur të festoj nën ultrasit zikaltër”, është shprehur Davide Frattesi./h.ll/abcnews.al