Inter-Juve, avokati Grimaldo i ka kërkuar FIGC-së dhe AIA-s audion dhe videon nga dhoma e VAR-it

schedule12:40 - 26 Tetor, 2021

schedule 12:40 - 26 Tetor, 2021

Ndeshjet e shumë diskutuara të Juventus-Roma të 17 tetorit 2021 dhe Inter-Juventus të 24 tetorit 2021, janë nën vëzhgim. Për shkak të episodeve të ndodhura në këto ndeshje, që shikojnë si protagoniste Juventusin kanë lindur dyshime që “bardhe e zinjtë” mund të kenë shkelur rregulloren.

Sipas “Gonfialarete.com”, avokati i njohur Erich Glimaldi ka ftuar FIGC dhe AIA të zbulojë audion dhe videot brenda dhomës së VAR-it.

Gjithashtu avokati kërkon edhe nga skuadra e Napolit që të paraqesin edhe ata një ankesë për këto ndeshje.

“Motivi pas kësaj kërkese? Të sigurohemi që protokolli të jetë respektuar nga dhoma e Var-it pasi, në rast shkeljeje të të njëjtit ekip, mund të ketë detaje për një përfshirje të përsëritur të klubit të Juventusit në ndeshjet e lart përmendura”, thuhet në artikull. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!