Inter do të ndeshet mbrëmjen e së martës ndaj Atletico Madrid në Champions League dhe në prag të kësaj sfide, Simone Inzaghi, tekniku zikaltër ka dhënë konferencën e tij për shtyp.
Çfarë shok skuadre ishte Simeone dhe çfarë trajneri u bë?
“Është e qartë që nesër do të jetë një kënaqësi të shoh Diegon përsëri si kundërshtar. Ai ishte një shok i madh skuadre, ne fituam së bashku në Itali, pastaj ai shkon në Atletico, por nuk humbëm kurrë kontaktet me njëri-tjetrin. Ishte e qartë se ai do të bëhej një trajner i madh, vetëm shikoni atë që ai bëri në 13 vjet në Atletico Madrid. Ai fitoi shumë dhe, përtej ndikimt që u jep skuadrave të tij, tashmë është kënaqësi të shohësh Atleticon duke luajtur.”
A besoni plotësisht në mundësinë e përsëritjes së diçkaje të ngjashme me vitin e kaluar?
“Ne e dimë se çfarë bëmë vitin e kaluar, kemi përjetuar netë magjike së bashku me klubin tonë dhe tifozët tanë të mrekullueshëm. Do të dëshironim ta bënim përsëri, e dimë që ka skuadra të mëdha që kanë të njëjtën aspiratë si Interi. Nesër në mbrëmje do të përballemi me një kundërshtar që ka një vlerë absolute, një ekip cilësor. Në ndeshjet e fundit, Atletico ka ndryshuar 22-23 lojtarë dhe skuadra nuk ka ndryshuar.
Është një ekip i shkëlqyer, i trajnuar shumë mirë nga Diego, do të jetë një raund i komplikuar për ne, por do të luajmë shkëlqyeshëm. Nesër është ndeshja e parë, luhet në shtëpinë tonë, e dimë se do të ketë një atmosfertë të mrekullueshme dhe do të jetë e mrekullueshme ta luash. Do të na duhet Interi i vërtetë”, është shprehur ndër të tjera Inzaghi./h.ll/abcnews.al



