Inter fitoi dje me rezultatin 2-0 ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League kundër Benfica. Në përfundim të sfidës, trajneri zikaltër, Simone Inzaghi foli duke komentuar ndeshjen.
“Kundër një ekipi të fortë dhe në një stadium të nxehtë, djemtë luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Ne fituam raundin e parë dhe është një kënaqësi të madhe, por asgjë nuk është mbyllur ende.
Në ndeshjet e fundit nuk kishim fituar, por ishte shfaqur performancë e mirë në fushë. Jemi në një moment shumë të vështirë, por duhet të shkojmë më tej dhe sonte po e shijojmë këtë mbrëmje. Unë isha shumë shpresëdhënës sepse në ndeshjet e fundit kishim luajtur dhe krijuam shumë, përtej rezultatit”, përfundoi Inzaghi./ h.ll/abcnews.al