Inter ka marrë një fitore fantastike ditën e djeshme në San Siro, ku zikaltërit kanë mposhtur thellë me rezultatin 4-0 Fiorentinën. Golat u shënuan nga Thuram, Calhanoglu dhe një dopietë nga Lautaro.
Tekniku zikaltër, Simone Inzaghi, ka mbetur shumë i kënaqur nga skuadra e tij nga paraqitja dhe ndeshja e zhvilluar dhe ka deklaruar gjithashtu se Lautaro Martinez është lideri i madh i tyre.
“Kemi pasur tre ndeshje të shkëlqyera, djemtë punojnë mirë dhe me shpirt, për klubin dhe për tifozët. Këto janë shenja të shkëlqyera, por është vetëm fillimi.
Doja që Thuram të gjente golin dhe ia doli. Jam i lumtur dhe ai bëri shumë mirë si të gjithë ata që luajtën, jam shumë i kënaqur. Duhet theksuar se Lautaro është një lider i madh”, përfundoi Inzaghi./h.ll/abcnews.al