Inter i “çmendur” pas Bremer, gati t’i ofrojnë Torinos edhe një sulmues

schedule20:40 - 7 Qershor, 2022

schedule 20:40 - 7 Qershor, 2022

Interi është “çmendur” pas Gleison Bremer, me zikaltërtit që këmbëngulin për shërbimet e lojtarit të Torinos.

Drejtuesit kërkojnë me doemos që qendërmbrojtësin ta vënë nënurdhrat e Simone Inzaghit për sezonin e ardhshëm, duke e konsideruar një lojtarë kyç për formacionin e tyre.

Sipas “Correre di Torino” raportohet se Interi është gati t’i ofrojë Torinos edhe sulmuesin Andrea Pinamonti, i cili ishte i huazuar te Empoli, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e Bremer. /f.a/abcnews.al