Inter heq dorë përfundimisht nga tratativa për të nënshkruar me mesfushorin e Udineses, Samardzic. Një marrëveshje që dukej e mbyllur deri më tani, me lojtarin që gjithashtu i ishte nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, u shuajt në mënyrë të befasishme.
Palët u përpoqën të rilidhin fillesat e një historie shumë të ndërlikuar me një përpjekje të fundit. Negociatat dështuan për shkak të agjentëve, komisioneve dhe pagave. Lojtari është rikthyer tashmë në Udine dhe po stërvitet veçmas.
Ndërkohë, kjo tratativë e dështuar bën që Kristjan Asllani të marrë frymë lirisht, pasi tashmë mund të ketë më shumë minuta me fanellën zikaltër në sezonin e tij të dytë si lojtar i Interit, pasi ardhja e Samardzic mund ta linte lojtarin shqiptar në stol./h.ll/abcnews.al