Skuadra e Interit ka gjetur akordin me sulmuesin e Manchester United, Lukaku. Zikaltërit i kanë ofruar lojtarit belg një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 9.7 milione eurosh në sezon.
Një nder objektivat e preferuar të trajnerit të Interit Romelu Lukaku ka gjetur akordin me skuadrën zikaltër. Taboidi britanik The Sun raporton se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët por problem kryesor mbetet skuadra e Manchester United. Drejtuesit e skuadrës së Interit dhe shumuesi belg janë dakord për një kontratë pesë vjeçare me një pagë mbi 9 mln euro në sezon ku do të shndërrohej në një prej futbollistëve më të paguar në futbollin Italian.
Skuadra e Manchester United ka pretendime të larta sa i përket lirimit të sulmuesit belg. Djajtë e kuq kërkojnë plot 84 mln euro për ish-futbollistin e evertonik ose shkëmbimin kokë më kokë me mbrojtësin sllovak Skriniar.
Inter nuk preferon të heqë dorë nga qendërmbrojtësi që është shtylla kryesore në prapavijë. Zikaltërit janë ndalur në 70 mln euro për Lukakun por kjo shofer është refuzuar nga skuadra e drejtuar nga trajneri Solskjaer. Diferenca mes asaj që ofron Interi dhe pretendimeve të skuadrës ishullore është 14 mln euro./ABC News Albania 24/7