Inter fiton me “poker”, “Zikaltërit” të pamëshirshëm ndaj Atalanta

schedule22:56 - 30 Gusht, 2024

schedule 22:56 - 30 Gusht, 2024

“Zikaltërit” e Inter arritën një fitore spektakolare mbrëmjen e sotme duke mposhtur “Bergamaskët” e Atalanta me rezultatin 4-0 në duelin e vlefshëm për javën e tretë të Serie A.

Një autogol i pafat i Gjimshitit në minutën e tretë hapi serinë e golave, ndërkohë që 7 minuta më vonë ishte radha e Nicolo Barella që me një gol spektakolar të dyfishonte shifrat.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, “Zikaltërit” shënuan edhe 2 herë të tjera me Thuram, i cili kompletoi dopietën në minutat 47′ dhe 56′.

Për sa i përket Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 61′-të të sfidës duke zënë vendin e Çalhanoglu e në fund festa ishte e gjitha e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, që fitoi “derbin” me Berat Gjimshitin.

Duelin e radhës Inter do e luajë në transfertë ndaj Monza, ndërkohë që Atalanta pret në shtëpi “Violët” e Fiorentina. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!