Gleison Bremer është një nga lojtarët më të spikatur në Serie A këtë sezon. Mbrojtësi 24-vjeçar i Torinos po kërkohet nga disa klube.
Kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2023 dhe “demat” janë të hapur për ta shitur, por duan minimalisht 30 milion euro.
Tottenham në Premier League është lakuar prej kohësh si një nga ekipet që e do Bremer, kurse në Itali Napoli e Interi janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit. / abcnews.al