Largimi i sllovakut Milan Skriniar, si një lojtar i lirë nga “zikaltërit” e Inter drejt francezëve të PSG ka lënë një boshllëk jo të madh në mbrojtjen e italianëve, boshllëk ky, i cili duhet mbushur me patjetër gjatë merkatos së verës.
Për këtë arsye, Inter ka realizuar goditjen e parë të kësaj merkatoje vere, të paktën sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur italian i futbollit, Fabrizio Romano, i cili me anë të një postimit në rrjetin social “Twitter” ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me “zikaltërve” dhe mbrojtësit të ri.
Bëhet fjalë për afrimin e 22-vjeçarit gjerman, Yann Aurel Bisseck, me qendërmbrojtësin “shtatlartë” që aktivizohet te skuadra daneze e Aarhus, prej 2 vitesh tashmë, ku është kthyer në një titullar të rregullt.
Mësohet s të gjitha palët kanë rënë dakord për transferimin e Bisseck dhe lojtari ndihet i gatshmë të luajë në skemën e famshme me 3 mbrojtësa të teknikut, Simone Inzaghi, duke e kthyer gjermani në një “pasardhës” të vërtetë të Milan Skriniar. /i.m /abcnews.al