Inter “dhuratë” Asllanit, “ylli” shqiptar mbetet “zikaltër” deri në vitin 2028

schedule17:16 - 16 Shtator, 2024

schedule 17:16 - 16 Shtator, 2024

Shumë herë është konsideruar si e ardhmja e mesfushës “zikaltër” dhe këtë të hënë, duket se fjalët nuk ishin thjesht thashetheme.

Kristjan Asllani është rritur shumë gjatë këtyre dy sezoneve të fundit tek Inter, me kampionët në fuqi të Italisë, që kanë vendosur t’i bëjnë një “dhuratë”, “yllit” të Kombëtares “kuqezi”, “dhuratë” të cilën e ndanë edhe me tifozët në rrjetet sociale.

Kështu, Asllani do të qëndrojë në Milano, të paktën deri në vitin 2028, teksa tashmë ka hyrë në sezonin e tij të tretë, në “Meazza”, teksa ka dhënë një kontribut me vlerë sa herë është aktivizuar, pa llogaritur këtu faktin që shihet si zëvendësuesi perfekt i Hakan Calhanoglu, në të ardhmen.

Ndërkaq, kujtojmë se gjatë merkatos së kaluar, nuk kanë munguar zërat për një largim nga kampionët e Italisë për shkak të minutazhit të pakët, por ka qenë vetë dëshira e 22-vjeçarit që të provojë sërish veten në sezonin e ri. /i.m /abcnews.al 

Postimi i klubit të Inter:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!