Inter dhe Tottenham po sfidojnë njëri tjetrin për të fituar shërbimet e lojtarit të bayern Munich, Corentin Tolisso.
Siç shkruan “Kicker”, mister Antonio Conte ka kërkuar informacione tek Bayern në lidhje me mesfushorin francez por nga ana tjetër është dhe klubi zikaltër i cili është në tratativa të avancuara me lojtarin 27-vjeçar.
Kontrata e mesfushorit skadon në 30 qershor të vitit 2022 dhe të dyja klubet po duelojnë për ta përfituar me parametra zero në merkaton e verës pasi sezoni të ketë mbaruar./h.ll/abcnews.al