Inter dhe tifozët zikaltër një “trup” i vetëm, klubi kërkon mendimin e fansave për stadiumin e ri

schedule15:38 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 15:38 - 19 Dhjetor, 2023

Inter, siç dihet, është përkushtuar fuqishëm ndaj projektit të stadiumit të ri të cilin ai mund të ndërtohej në periferi të Milanos, në komunën Rozzano.

Projekti i menaxhuiar nga studioja ndërkombëtare “Populos”, përfshin ndërtimin e një objekti modern, të qëndrueshëm, të aksesueshëm, të rrethuar me gjelbërim dhe të pajisur me zona freskuese, dyqane dhe shërbime të ndryshme.

Një strukturë sportive me 70 mijë vende, e projektuar për të ofruar komoditetin më të mirë dhe një përvojë emocionuese për tifozët, e cila mund të kontribuojë në zhvillimin e qytetit dhe që lidhet lehtësisht me qendrën e Milanos, duke u integruar me infrastrukturën ekzistuese.

“Procesi i projektimit, i nisur zyrtarisht me marrjen e të drejtës eksukluzive mbi sipërfaqen në pronësi të Infrafin, po vijon përmes punës së studios së arkitekturës “Populos” dhe takimeve të shpeshtë të menaxhmentit të lartë të klubit me institucionet dhe palët e interesuara të përfshira”, shkruhej në njoftimin zyrtar.

Inter gjithashtu ka kërkuar mendimin e tifozëve për terrenin dhe projektin, nëse zikaltërve u pëlqen apo jo, duke treguar edhe një herë se përse Interi është përherë me kapacitet të plotë në stadium, në “San Siro”. Kjo pasi marrëdhënia e klubit me tifozët është shumë e afërt, saqë duket si një trup i vetëm./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!