Inter dhe Milan thyejnë rekorde, stadiumi i ri nuk mund të mbajë tifozëritë e zjarrta të Milanos

schedule09:14 - 15 Nëntor, 2022

schedule 09:14 - 15 Nëntor, 2022

Ndërsa Napoli duket i pathyeshëm në krye të rënditjes, Milan dhe Inter po duelojnë për primatin e spektatorëve në stadium.

Sipas të dhënave të raportuara nga “Stadiapostcards” dhe të përditësuara, kuqezinjtë dhe zikaltërit kanë një mesatare prej mbi 72 mijë spektatorësh në San Siro, një shifër shumë më e lartë se 60-65 mijë vendeve që pritet të ketë stadiumi i ri.

Milan ka sjellë në Meazza rreth 437,143 tifozë për një deri më tani këtë sezon, ndërsa Inter 435,248 tifozë. Milan në fakt këtë sezon ka patur shansin të ndeshet me ekipet e mëdha në shtëpi, ndërsa Inter vetëm ndaj Romës.

Në shtëpinë e milanit, ndeshja që regjistroi numrin e tifozëve më të lartë është ajo ndaj Juventus në fitoren 2-0 ku në stadium ishin 75,530 persona, 100 persona më shumë se në derbin ndaj Interit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!