Mbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij ka folur pas përfundimit të ndeshjes së djeshme kundër Salzburg. Holandezi ka folur edhe për shokun e tij të ri të ekipit, Benjamin Pavard.
“Ne flasim shumë me njeri-tjetrin dhe kemi një marrëdhënie të mirë edhe jashtë fushës, ne duhet të vazhdojmë të rritemi. Mund ta shihni që ai kupton italisht edhe nga frëngjishtja, ai thotë se do ta mësojë shumë shpejt. Është shumë i fortë dhe jam i lumtur që ai erdhi te ne.
Ai është tepër i saktë në ndërhyrje dhe shumë i shpejtë si mbrojtës qendre. Tani le të mendojmë për sfidën ndaj Romës”, është shprehur mbrojtësi holandez./h.ll/abcnews.al