Juan Cuadrado u zyrtarizua ditën e djeshme si lojtari më i ri i Interit. Kolumbiani u telefonua nga Marotta dhe nuk nguroi në asnjë moment të pranonte ofertën zikaltër, duke u transferuar kështu te rivalët e ish-klubit të tij, Juventusit.
“Kam pasur shumë oferta, por Italia është një shtëpi e dytë për mua. Familja ime është shumë e lidhur me këtë vend, ekzistonte mundësia për të qëndruar këtu me një ekip të madh. Zgjodha Interin sepse të gjithë e dimë historinë e këtij klubi dhe se çfarë përfaqëson në botë.
E rëndësishme është se unë dhe familja ime jemi mirë, patëm mundësinë të qëndrojmë në atë që është shtëpia për ne dhe sigurisht ishte zgjidhja më e mirë. Jam shumë i lumtur, falenderoj zotin për këtë mundësi. Është një nder për mua që jam këtu në një nga ekipet më të mëdha në Europë”, është shprehur Cuadrado./h.ll/abcnews.al