Bayern Munchen nuk do të investojë për shërbimet e Coutinho (është i huazuar nga Barcelona), por ndryshon situata me Ivan Perisic. Kroati është i dëmtuar dhe po bën të pamundurën për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të skuadrës.
31-vjeçari kroat ka shënuar 5 gola deri tani me skuadrën bavareze dhe në verë mund të vijë blerja e plotë e kartonit të tij. Kicker raporton se drejtuesit dhe trajneri kanë vendosur të sigurojnë shërbimet e anësorit ofensiv.
Siç ishte parashikuar në marrëveshjen me Interin, Bayern Munchen pritet të paguajë 20 milion euro për lojtarin e kombëtares kroate. Një lajm pozitiv për zikaltrit, të cilët do e investojnë në merkaton e verës këtë shumë. /abcnews.al