Cilësia e mesfushës së Inter këtë sezon, e cila përbëhet nga Calhanoglu, Barella, Mkhitaryan ose Brozovic e kanë bërë goxha të vështirë aktivizimin e “legjionarit” të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani me fanellën “zikaltër”.
Mirëpo, edhe pse minutat kanë qenë të pakta për 21-vjeçarin, bordi i Inter është i bindur për talentin e madh që posedon mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe pritet që sezonin e ardhshëm të nisë dhe “shkëlqimi” i “yllit” shqiptar me “zikaltërit”.
Sipas raportimeve të prestigjiozës italiane, “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit zikaltër nuk kanë në plan të huazojnë Asllanin në ndonjë ekip tjetër gjatë merkatos së verës, me Gagliardini e Brozovi, të cilët pritet të jenë drejt largimit nga “Giueseppe Meazza”, duke i “liruar” edhe më shumë vend talentit shqiptar në formacion.
Asllani pretendohet si e ardhmja e mesfushës së Interit dhe nëse nuk do të jetë titullar sezonin e ardhshëm, padyshim që do të jetë një pikë kyçe nga stoli dhe sigurisht do të ketë në dispozicion shumë më tepër minuta aktivizimi. /i.m /abcnews.al