Inter ka bërë një hap fals në ndeshjen e parë në kampionatin italian të futbollit, Seria A.
Zikaltërit barazuan me Genoan në transfertë, me shifrat 2-2.
Kampionët e Italisë u ndëshkuan nga Alessandro Vogliacco në minutën e 20-të. Vetëm 10 minuta më vonë, Inter gjeti paraspeshën me anë të Marcus Thuram.
Goli i avantazhit për ekipin zikaltër, erdhi në minutën e 82-të, ku autori ishte sërish Thuram.
Por në minutën e 95-të, vendasit barazuan shifrat, ku shënoi Junior Messias. Ky i fundit humbi penalltinë përballë Yan Sommer, por topin e kthyer nga portieri zviceran e çoi në rrjetë.
/abcnews.al