Pas fitores së djeshme ndaj Atalanta, ku zikaltërit triumfuan 4-0, pas përfundimit të ndeshjes ka qenë qendërmbrojtësi Bastoni i cili ka komentuar sfidën.
“Finalja në Stamboll na ka vënë në vetëdije dhe na ka bashkuar më shumë. E kuptuam sa bukur është të luash ato ndeshje e si të arrish deri atje. Jemi të lumtur që i arrijmë ato objektiva.
Ne kemi luajtur së bashku për një kohë të gjatë, jemi duke u rritur dhe maturuar. Ndoshta në vitet e mëparshme nuk ishim gati për qëllime të caktuara, duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të shikojmë ndeshje pas ndeshje.
Ne e dimë se sa e rëndësishme është forca e grupit. Vitin e kaluar të gjithë ishim në diskutim për shkak të shumë humbjeve, por kjo tashmë është hakmarrja jonë dhe e trajnerit”, është shprehur lojtari i Interit./h.ll/abcnews.al