Inter dhe Skriniar janë në diskutime e sipër për të rinovuar kontratën së bashku.
Qendërmbrojtësi zikaltër dëshiron të qëndrojë tek Interi dhe madje nuk ka pranuar as ofertën e PSG-së më parë e cila kishte një pagë tepër të lartë. Për këtë situatë, ka folur Piero Ausilio.
“Gjithmonë ka optimizëm, për këdo që e bën këtë punë duhet të ketë. Ne po negociojmë, po flasim, kemi bërë një ofertë të rëndësishme.
Duhet të gjejmë kohën e duhur që djali dhe rrethi i tij të bëjnë reflektimet e nevojshme. Çfarë unë mund të konstatoj është profesionalizmi i Skriniar, çdo ditë, gjatë stërvitjes. Ai është shumë i motivuar, i fokusuar te Interi dhe për sa i përket kontratës, ka njerëz që po punojnë për të”, është shprehur Ausilio./ h.ll/abcnews.al