Inter, Acerbi: Milani një ekip i fortë, nesër do të ketë ankth, por ne nuk do hedhim poshtë një sezon të tërë

schedule15:16 - 15 Maj, 2023

schedule 15:16 - 15 Maj, 2023

Francesco Acerbi, qendërmbrojtësi i Interit, ishte përkrah Inzaghit në konferencën për shtyp në prag të Euroderbit të dytë në Champions League, supersfidë e cila do të luhet nesër në mbrëmje dhe do të vendosë se cili ekip do të shkojë në finalen e trofeut më të rëndësishëm për klube.

“Jemi në gjysmëfinale, Milani dëshiron të përmbysë rezultatin dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Ata do të duan të bëjnë diçka të jashtëzakonshme, do të duhet të jemi më gati se asnjëherë. Do të jetë një ndeshje edhe më e vështirë, do të bëjmë gjithçka për të kaluar në finale. Besojmë në aftësitë tona, por do të duhet të bëjmë diçka më shumë se në ndeshjen e parë.

Është një lojë e bukur për të luajtur dhe në të njëjtën kohë të vendos në një adrenalinë dhe frikë. Ka gracka të mëdha, por ne duam të bëjmë diçka të jashtëzakonshme që ishte e pamendueshme në fillim të sezonit. Si e kemi gjendjen emocionale në prag të sfidës? Plot ankth, por ankth pozitiv, kemi një mijë mendime, pozitive dhe më pak pozitive. Ke mi përballë një ekip të fortë, por jemi edhe ne të fortë.

Nëse mendojmë se kemi 1% më shumë shanse të kalojmë, do të bënim një gabim të madh, por nuk jemi të tillë. Nuk jemi aspak të sigurt. Është ende gjithçka në rrezik. Nëse dështojmë, do të na hidhte poshtë të gjithë mundimin dhe punën e një sezoni, do të ishte për dreq.

Leao? Ai është lojtari i tyre më i mirë, do ta ndalojmë me të gjithë ekipin. Duhet të presim më të mirën nga Milani, do të jetë një dëshmi krenarie për ta. Përmirësim në mbrojtje? Nga ana jonë, e gjithë skuadra ka ndërruar marshin, pa kohezionin e të gjithëve nuk mund të fitosh”, është shprehur Acerbi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!