Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa

schedule16:29 - 7 Tetor, 2024

schedule 16:29 - 7 Tetor, 2024

Sistemi raketor kundërajror rus Osa, është identifikuar dhe shkatërruar nga njësia Kryla e inteligjencës ushtarake ukrainase.

Kostoja e një sistemi të tillë të automatizuar kap vlerën e dhjetë milionë dollarëve.

“Kostoja e dronit të përdorur për ta shkatërruar Osan është vetëm disa qindra dollarë”, u tha nga inteligjenca ushtarake ukrainase.

Sistemi Osa është dizajnuar për të mbrojtur tanket dhe pajisjet tjera në fushëbetejë, por kësaj radhe kishte dështuar.

Në videon e publikuar më poshtë të filmuar me dron, shfaqet Osa në një zonë malore dhe momenti kur goditet nga droni kamikaz dhe hidhet në erë./abcnews.al