Dy vëllezër maltezë, të arrestuar për vrasjen e gazetares malteze në vitin 2017, akuzohen për lidhje me krimin e organizuar shqiptar, si dhe grupet e krimit të organizuar italian, sicilian dhe libian.
Mendohet se ata janë porositur nga Yorgen Fenech, një biznesmen, për ekzekutimin dhe urdhërimin e atentatit, ndaj gazetares.
Dy vëllezërit u arrestuan sëbashku me tetë persona të tjerë, disa prej të cilëve, u akuzuan për vendosjen e një eksplozivi në automjetin e gazetares.
Matthew Caruana Galizia, djali i Daphne (gazetares së vrarë) i ka akuzuar ata, si të dyshuarit e mundshëm të cilët kanë siguruar lëndën eksplozive.
Është pohuar që në fillim të vitit, që vëllezërit Agius morën lëndën eksplozive nga kriminelët shqiptarë.
Por si kanë rrjedhur ngjarjet pas atentatit ndaj gazetares, dhe cili është aktiviteti kriminal i dy vëllezërve?
“Informacioni Konfidencial” i siguruar nga Projekti i Gazetarisë Investigative Itali (IRPI) dhe i ndarë me “Times of Malta” si pjesë e Projektit “Daphne”, tregon se Robert dhe Adrian Agius janë të lidhur me grupe italiane, libiane, rumune dhe madje edhe shqiptare të krimit të organizuar.
Informacioni konfidencial tregon se vëllezërit Agius kanë qenë të dy subjekte të hetimeve të zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën.
Vëllezërit besohet se kanë qenë të përfshirë në kontrabandën e madhe të cigareve, duke bashkëpunuar me grupe të ndryshme të krimit të organizuar në të gjithë Evropën.
Janë krijuar lidhje midis vëllezërve Agius dhe një grupi të krimit të organizuar kryesisht të lidhur me kontrabandën e cigareve nga Libia përmes Maltës për në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë, IRPI ka vërtetuar se bashkëpunëtorët e njohur të vëllezërve Agius, udhëtuan në portin Sicilian të Catanias, në mënyrë të përsëritur, midis viteve 2012 dhe 2017.
Në një kod të operacionit të quajtur ‘Zeta’, policia siciliane identifikoi Jamie Vella, i cili u arrestua së bashku me vëllezërit Agius, dhe një numër të dyshuarish të tjerë, të cilët lidhen me vrasjen e Daphne Caruana Galizia, gazetares malteze në vitin 2017.
Bashkëpunëtorët e ngarkuar me aktivitete të stilit mafioz
Burimet në policinë siciliane konfirmuan se Vella, nuk u hetua zyrtarisht atje, por bashkëpunëtorët e tij italianë, u akuzuan përfundimisht për veprimtari të stilit mafioz, përfshirë dhe zhvatjen.
Një bashkëpunëtor i tij ishte akuzuar më parë për vrasje, dhe mbajtje të paligjshme të materialeve shpërthyese.
Burimet treguan gjithashtu se vëllezërit Agius, kanë pasur marrëdhënie të tjera me grupe mafioze italiane.
Inteligjenca i ka lidhur ata me italianë të tjerë, që drejtojnë anën logjistike të një operacioni të trafikut të armëve, midis Evropës dhe Afrikës.
Në 2015, Karabinierët Italianë morën informacion në lidhje me trafikimin e paligjshëm të armëve, që përfshinte klanin e fuqishëm të “Mafia Santapaola” që drejton shumë nga portet e Siçilisë.
Duke përdorur palët e treta si përfaqësues, Vella bleu armë të çmontuara, nga një prodhues sllovak i armëve.
Armët, thanë burimet, mund të rimontohen lehtë, duke hequr një bravë metalike të vendosur në mekanizmin e qitjes.
Sapo të montohen, kriminelët do ti transportonin pushkët në Maltë përmes ndërlidhësve. Inteligjenca tregon se armët ishin të destinuar të zhvendoseshin më në jug, në Afrikë.
Armët e riaktivizuara me origjinë nga i njëjti prodhues, kanë qenë të lidhura me një numër sulmesh terroriste në Evropë, në vitet e fundit.
Hetuesit italianë vlerësojnë se vetëm brenda një viti, ky grup transportoi rreth 160 armë në të gjithë Evropën.
n.d./abcnews.al