Në përditësimin e fundit të inteligjencës ushtarake, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia po vazhdon të godasë objektiva joushtarake.
Këto përfshijnë shtëpitë e banimit, shkollat, spitalet dhe qendrat e transportit.
Ministria e Mbrojtjes tha se kjo tregon “gatishmërinë e Rusisë për të synuar infrastrukturën civile në një përpjekje për të dobësuar vendosmërinë e Ukrainës”.
Ai shtoi: Synimi i vazhdueshëm i qyteteve kryesore si Odesa, Kherson dhe Mariupol nxjerr në pah dëshirën e tyre për të kontrolluar plotësisht hyrjen në Detin e Zi. Kjo do t’i mundësonte të kontrollonin linjat detare të komunikimit të Ukrainës, duke ndikuar negativisht në ekonominë e tyre.”/abcnews.al/