Inteligjenca artificiale “risk” për ekonominë/ Sejko: Ka ndikuar në tregun e punës dhe kostot e ndërmarrjeve

schedule15:08 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 15:08 - 4 Dhjetor, 2023

Zhvillimi i teknologjisë dhe i inteligjencës artificiale janë kthyer në një risk të vërtetë për zhvillimin ekonomik.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko   tha se inteligjenca financiare ka ndikuar në tregjet e punës dhe në kostot e ndërmarrjeve.

Kreu i bankës qendore vuri theksin në nevojën për thellim të   studimeve për efektet nga  digjitalizimi i financës dhe parasë të cilat po transformojnë rrënjësisht panoramën ekonomike e financiare

Bankat e qendrore  dhe ajo e Shqipërisë kanë  marrë një sërë masash duke synuar stabilitet  të çmimeve për t’u përafruar me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë drejtim janë rritur nomat bazë të interesit të cilat ndikojnë direkt në shtrenjtim të kredidhënies.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!