Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inteligjenca artificiale, personazhi i vitit/ Revista “Times” përzgjedh arkitektët e kësaj teknologjie

schedule19:49 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 19:49 - 11 Dhjetor, 2025

Revista amerikane Time ka zgjedhur për vitin 2025 si personazh te vitit Inteligjencen Artificiale dhe arkitektet qe qendrojne pas saj duke thyer keshtu traditen disa vjecare te Revistes e cila zakonisht zgjedh vetem nje person si Personazhi i Vitit.

Në faqen kryesore të revistës shfaqen figura të njohura të industrisë, duke përfshirë: Jensen Huang, CEO i Nvidia; Mark Zuckerberg, drejtues i Meta; Elon Musk, pronar i X; dhe Fei-Fei Li, pioniere e fushës së inteligjencës artificiale.

Zgjedhja nënvizon mënyrën se si Inteligjena Artificiale po integrohet ne  çdo aspekt të jetës së përditshme dhe po ndryshon shoqërinë me ritme të shpejta. Ekspertët theksojnë se zhvillimi i teknologjisë ka njohur një rritje eksponenciale që nga lansimi i ChatGPT në fund të vitit 2022. Sipas OpenAI, chatbot-i përdoret tani nga rreth 700 milionë njerëz çdo javë, duke treguar shtrirjen e jashtëzakonshme të AI në përdorimin e përditshëm.

Shumë përdorues drejtohen tek asistentët virtual me inteligjence artificiale për të planifikuar udhëtime, zgjedhur dhurata apo gjetur receta. Por ekziston edhe shqetësim për konsumimin e energjisë, për burimet e të dhënave që përdoren për trajnimin e sistemeve dhe ndikimin e mundshëm në vendet e punës, duke bërë që disa të zgjedhin të mos përdorin teknologjinë.

Kjo  vleresim I The Times vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale po depërton gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme, duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit punojnë, komunikojnë dhe marrin vendime, duke hapur një kapitull të ri në historinë e teknologjisë dhe ndermarrdhenieve njerezore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!