Studiuesit britanikë po zhvillojnë një sistem të inteligjencës artificiale për zbulimin e demencës me vetëm një skanim/fotografi të trurit vite para fillimit të simptomave.
Sipas mediave, testi është ende në fazën para-klinike dhe në fund do të nisë zyrtarisht. Do të jetë një hap i spikatur në diagnostikimin e sëmundjes.
Ky test në varësi të inteligjencës artificiale mund të diagnostikojë vite para fillimit të simptomave të para.
Varet nga një krahasim i saktë midis një imazhi të trurit të personit me imazhin e trurit të mijëra pacientëve me demencë, të cilët tashmë janë diagnostikuar me sëmundjen.
Gjithashtu mund të paralajmërojë për demencën, edhe nëse truri i njeriut është prekur nga ndonjë dëmtim deri në kohën e testit.
Në kohën e tanishme, një numër testesh nevojiten për të diagnostikuar demencën.
Studiuesit në Institutin Turing Cambridge treguan se ilaçet nuk mund ta frenojnë sëmundjen nëse nuk zbulohen herët.
Ekipi shkencor thotë se zbulimi i demencës vite para simptomave, do t’i lejojë mjekët të vonojnë fillimin e çrregullimit shëndetësor.
Për të siguruar efektin e testit, do të nisë një eksperiment mbi 500 persona të dyshuar për demencë, të cilët mendojnë se kanë sëmundjen ose do të evoluojë tek ata. l.k/abcnews.al