Inteligjenca Artificiale mban fjalim në parlamentin danez ‘në vend’ të kryeministres

schedule14:27 - 31 Maj, 2023

schedule 14:27 - 31 Maj, 2023

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Fredriksen, ka mbajtur një fjalim të shkruar pjesërisht me ndihmën e ChatGPT nga foltorja e Parlamentit.

Fredriksen bëri një bilanc të punës së qeverisë në fund të mandatit parlamentar, duke vënë në dukje se mjeti i inteligjencës artificiale, i zhvilluar nga kompania OpenAI, mund të krijojë iluzione.

“Ajo që sapo lexova këtu nuk është shkruar nga unë dhe as nga ndonjë qenie tjetër njerëzore”, tha Fredriksen, duke habitur deputetët duke shpjeguar se fjalimi është përpiluar nga ChatGPT.

“Edhe nëse  nuk ka pasur sukses në të gjitha rastet për sa i përket detajeve të punës së qeverisë dhe shenjave të pikësimit, është mahnitëse dhe e frikshme se deri ku mund të arrijë teknologjia,” tha ajo.

ChatGPT shkaktoi bujë në fund të vitit të kaluar duke demonstruar potencialin e inteligjencës artificiale në shkrimin e eseve, poezive, etj.

Suksesi i programit ka shkaktuar investime masive miliarda dollarësh në këtë fushë, por teknologjia ka ngritur shqetësime për rreziqet që sjell, si p.sh. mundësia që chatbot-et të mbushin internetin me dezinformata dhe materiale raciste, ose që automatizimi përmes inteligjencës artificiale mund të shkatërrojë industri të tëra.

Tema e rreziqeve të inteligjencës artificiale është në axhendën e një takimi të nivelit të lartë mbi tregtinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian sot në Luleå, në veri të Suedisë.

Një grup udhëheqësish dhe ekspertësh të industrisë së AI, duke përfshirë krijuesin e ChatGPT, Sam Altman, paralajmëruan të martën se zhvillimi i kësaj teknologjie kërcënon të zhdukë njerëzimin.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!