Inteligjenca artificiale kërcënon 8 milionë vende pune në Britani

schedule10:39 - 27 Mars, 2024

schedule 10:39 - 27 Mars, 2024

Pothuajse 8 milionë vende pune në Mbretërinë e Bashkuar janë në rrezik shkak të inteligjencës artificiale, sipas një raporti që paralajmëron se gratë, punëtorët e rinj dhe ata me paga më të ulëta janë më të rrezikuar nga automatizimi.

Instituti për Kërkimin e Politikave Publike (IPPR) tha se, punët me kohë të pjesshme dhe ato administrative ishin më të ekspozuara ndaj zëvendësimit nga AI sipas një “skenari të rastit më të keq”, deri në 5 vitet e ardhshme.

Mbretëria e Bashkuar është një ndër vendet më të rrezikuara pasi një numër në rritje i kompanive po miratojnë miratojnë teknologji gjeneruese të AI, të cilat mund të lexojnë dhe krijojnë tekst, të dhëna dhe kode softuerësh.

Sipas raportit, kjo valë e parë e adaptimit të AI tashmë po i rrezikonte vendet e punës pasi një numër në rritje i kompanive po përdorin teknologjinë. Megjithatë, një valë e dytë mund të çojë në automatizimin e më shumë vendeve të punës mes përparimeve të shpejta në AI.

Duke analizuar 22,000 detyra në ekonomi që mbulojnë çdo lloj pune, IPPR tha se 11% e detyrave të kryera aktualisht nga punëtorët ishin në rrezik. Megjithatë, kjo mund të rritet në 59% të detyrave në valën e dytë ndërsa teknologjitë zhvillohen gjithnjë e më shumë.

Për shembull punët si sekretaret, administrimi dhe shërbimet e klientit ishin tashmë të rrezikuara.

Megjithatë, vala e dytë e AI mund të ndikojë në detyra jo rutinë që përfshijnë krijimin e bazave të të dhënave, dhe dizajnin grafik, gjë që do të ndikonte në punët me fitime gjithnjë e më të larta.

Gratë do të prekeshin dukshëm më shumë, pasi “kanë më shumë gjasa të punojnë në profesionet më të ekspozuara.

Në një skenar të rastit më të mirë për shtimin e plotë të fuqisë punëtore me AI gjeneruese, asnjë vend pune nuk do të ishte në rrezik, ndërsa ekonomia mund të rritet me 4%, ose rreth 92 miliardë paund në vit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!