Inteligjenca artificiale dhe sistemet robotike, Mertenika: Duhet ta kontrollojmë, ta kemi nën favorin tonë

schedule08:43 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 08:43 - 15 Dhjetor, 2023

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC Ermant Mertenika, foli për inteligjencën artificiale dhe sistemet robotike.

Gjatë kësaj interviste ai tha se inteligjenca artificiale nuk është aspak kërcënim, edhe pse këto inovacione të reja në shëndetësi kanë sjellë shumë progres.

“Ideja e çipit është edhe për t’i treguar inteligjencës natyrale se çfarë po bëhet me inteligjencën artificiale. Unë mendoj që këto inovacione të reja asnjëherë nuk do ta dominojnë inteligjencën natyrale. Nuk mendoj që një audiencë do ta dëgjojë me shumë interes një robot që do të japë lajme. Një inteligjencë artificiale kurrë nuk bëhet si ajo natyrale. Por mund të them që është çështje me shumë progres. Robotët kirurgjikalë kanë sjellë inovacione në shëndetësi sepse është bërë më precize. Sistemet robotike janë shumë të besueshme. Falë robotit kirurg mund të realizohet një transplant mitre”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!