Inteligjenca artificiale (Al) zgjidhet fjala e vitit, sipas fjalorit britanik Collins

schedule15:41 - 1 Nëntor, 2023

schedule 15:41 - 1 Nëntor, 2023

Fjalori britanik Collins shpalli fjalën e vitit “AI” (inteligjencë artificiale) dhe në njoftimin e kompanisë thuhet se përdorimi i termit është katërfishuar që nga fillimi i vitit 2023.

Konkurrentët e fjalës së vitit përfshinin terma të tillë si “ultra-prodhim” dhe akronimin Ulez (Zonë Ultra e Emisionit), por drejtori menaxhues i Collins, Alex Beecroft tha se viti 2023 kishte të bënte me inteligjencën artificiale.

Sipas tij, inteligjenca artificiale ishte në fokus këtë vit për mënyrën se si është zhvilluar dhe shpejt është bërë po aq e përhapur dhe e ngulitur në jetën tonë sa emailet, transmetimet apo çdo teknologji tjetër dikur futuriste, tashmë e përditshme.

Collins Dictionaries e përkufizon AI si “simulim i funksioneve mendore të njeriut me anë të programeve kompjuterike“.

Ajo “konsiderohet si revolucioni tjetër i madh teknologjik”, shkruan botuesi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!