Inteligjenca amerikane thotë se Rusia fshihet pas sulmit të digës

schedule21:21 - 6 Qershor, 2023

schedule 21:21 - 6 Qershor, 2023

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka informacione që tregojnë se Rusia qëndron pas shkatërrimit të sotëm të një dige në Ukrainën jugore, raportoi rrjeti amerikan NBC News, duke cituar tre zyrtarë.

Administrata e Joe Biden po punon për të deklasifikuar disa informacione dhe për t’i nxjerrë ato të martën pasdite (koha lokale), raportoi NBC News.

Shkatërrimi i digës së madhe në lumin Dnieper, që ndan forcat ruse dhe ukrainase në Ukrainën jugore, ka përmbytur një pjesë të zonës së luftës dhe duke detyruar fshatarët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ukraina akuzoi Rusinë për hedhjen në erë të digës Dnieper në Nova Kakhovka, ndërsa Kremlini nga ana tjetër tha se Ukraina e sabotoi digën. /abcnews.al