Krerët e shërbimeve të inteligjencës së Britanisë së Madhe dhe SHBA-së kanë ngritur alarmin për rendin ndërkombëtar, për të cilin vlerësojnë se po përballet me kërcënimin më të madh që nga koha e Luftës së Ftohtë .
Gjithashtu deklarojnë se të dy vendet qëndrojnë së bashku në rezistencën kundër Rusisë dhe agresionit të Putinit në Ukrainë.
Sir Richard Moore dhe William Burns thanë për Financial Times se po punonin për të “ndaluar fushatën e sabotimit të Rusisë” në të gjithë Evropën, për të de-përshkallëzuar luftën në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit si edhe për të luftuar terrorizmin.
Gjithashtu nënvizuar se Putini nuk do të ketë sukses në Ukrainë.
/abcnews.al/