“Integriteti i Kosovës i padiskutueshëm”, Thaçi: BE fillimisht të heqë vizat, pastaj të nisë dialogun

schedule17:27 - 9 Mars, 2020

schedule 17:27 - 9 Mars, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është shprehur se ka ardhur momenti që Bashkimi Evropian të marrë vendimin për heqjen e vizave për Kosovën.

“BE-ja duhet të marrë vendim për liberalizim, e pastaj të mendojë se mund të marrë ndonjë rol në negociatat me Serbinë. Të shohin se a kanë aftësi e potencial për të organizuar diçka për dialogun Kosovë-Serbi. Por, nëse ata kërkojnë dialog, dhe Kosovën e mbajnë të izoluar, përgjigja ime është negative për ta. Fillimisht vizat, pastaj të mendojnë për hapin tjetër”, ka thënë Thaçi.

Thaçi përmes një konference për mediat ka komentuar  takimeve të sotme që ka pasur me krerët e partive politike në vend, me qëllim të harmonizimit të çështjeve për interes shtetëror.

Ai ka mohuar se ideja e territoreve është diskutuar sot me liderët, apo gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara.

“Sa i përket takimeve tona sot dhe mundësisë që ju thatë për kompromise unë them që integriteti i Kosovës është i paprekshëm dhe askush nuk e ka përmendur në asnjë takim. Të gjitha ato që prezantohen poshtë e lartë prej kujdo qoftë vendor apo ndërkombëtar, opinonist apo kushdo që mund të jetë, është e paqëndrueshme krejt. Krejt e paqëndrueshme dhe është me kriju konfuzion në opinion, takimi në Ëashington ka qenë takim i vullnetit të mirë. Nuk është diskutuar për substancë, është shprehur vullnet i mire për normalizim të raporteve, që do të shkonte drejt njohjes reciproke, çdo zgjidhje që arrihet do të bëhet duke respektuar kushtetutën e Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Ndër të tjera kreu i shtetit ka theksuar se nuk beson se do të ketë krizë të brendshme politike për të çuar tutje procesin e liberalizimit të vizave, siç ka ndodhur në të kaluarën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!